Aktualitet

PS fiton me përmbysje për herë të parë në Paskuqan, Spiropali: Fitore për Shqipërinë 2030 në BE

Partia Socialiste për herë të parë ka fituar në Paskuqan, një zonë kjo në bashkinë e Kamzës, që voton gjithnjë djathtas, me një përmbysje të madhe në 6 kutitë e fundit.

Për të marrë pjesë në numërimin e kutive të fundit në Paskuqan, si dhe për të festuar më pas me socialistët në këtë zonë, ishte e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njëkohësisht edhe drejtuese politike e qarkut të Tiranës.

“Për herë të parë në Paskuqan kemi marrë një fitore me një përmbysje të madhe. Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata që mbështetën PS. Kjo është dëshmi e një fitore të pastër dhe të bukur për të gjithë punën që është bërë në Paskuqan. Ata mbështetën PS dhe Ramën për të gjitha punët që janë bërë. Këtë fitore, jo vetëm në Paskuqan, por edhe në të gjithë Shqipërinë ne e prisnim. Është fitore për Shqipërinë 2030 në BE.”, tha Spiropali për RTSH-në.

#fiton #përmbysje #për #herë #të #parë #në #Paskuqan #Spiropali #Fitore #për #Shqipërinë #në
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button