Vihen ne pranga 3 te kerkuar per vepra te ndryshme kriminale

Durrës/Të kërkuar për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga 3 shtetas.Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Ilir Istrefaj, 45 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim I. A., 25 vjeç, banues në Kukës, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike, në një furrë buke, në lagjen nr. 13., Durrës.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.