AktualitetDurresi Sot

Durrësi komandohet nga Dubai! Klodiana Lala zbulon fluturimin: Një i PS donte të garonte për Bashkinë, shkoi për të takuar…

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Durrësi komandohet nga Dubai dhe flet për një eksponent të PS që shkoi të takonte një bos të krimit për siguruar kandidimin.Klodiana Lala: Unë di një person që nuk është fare në listën e PS për kryetar të bashkisë ka udhëtuar për në Dubai për të marrë garanci nga një personazh i botës së krimit që mund t’i jepte garanci për të qenë në listë si kandidat i mundëshëm për kryetar të Bashkisë.Të bashkisë së Durrësit, por sot nuk është më një opsion. Njëri që synonte drejtimin e bashkisë ka udhëtuar në drejtim të Dubait dhe ka kërkuar garanci nga një anëtar i grupit kriminal për t’i vendosur veten në listë, por nuk e ka arritur. Pra shkon deri aty. Ka investuar tek maxhoranca dhe ka synuar që të jetë kryetar bashkie, ka kërkuar garanci, pra bota e krimit në Durrës ësstë më fluide. Lëviz sipas interesave. Ju kujtohet 339 se kërkonin kandidatin për deputet X apo Y. E njëjta gjë po ndodh edhe tani.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button