AktualitetDurresi Sot

Rama propozon emrin e drejtueses së re të SHISH! Kush është ish zv. drejtoresha në shërbimin e Inteligjencës së Kosovës që u shkarkua nga Vjosa Osmani dhe Kurti

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar kreu të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Lajmi u bë i ditur nga vetë Rama, me një shënim në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa emri, të cilin Begaj e ka në tavolinë për kreun e SHISH është ai i Vlora Hysenit.“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj. Vlora Hyseni drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama.Vlora Hyseni, që ka qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Para disa muajve, ajo u shkarkua nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.

Kush është Vlora Hyseni?

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj në Kosovë.Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti. Ajo flet disa gjuhë të huaja. Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Gjithashtu ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Më herët në njoftimin për shkarkimin e Vlora Hysenit, thuhej ky vendimi ishte marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.Presidenca dhe ZKM-ja e kanë paralajmëruar Vlora Hysenin se mosruajtja e informacioneve që ajo i posedon nga puna në AKI, do të mund t’i kushtonte asaj.

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button