Ngjela: Belerit s’mund t’i japin pafajësi është kapur në flagrancë. Greqia pështjellim jo profesional

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar çështjen e Shqipërisë me Greqinë, ku kjo e fundit kërkon lirimin e Fredi Belerit.
Ngjela tha se kjo është e pakuptimtë dhe Greqia nuk mund ti kërkoj kryeministrit Rama lirimin e Belerit pasi ajo është kompetencë e gjykatës.
Sipas Ngjelës humbja e ekuilibrit mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk është për çështjen Beleri, por për forcimin e Shqipërisë. Që sipas avokatit do jetë dhe më i fortë nëse do të dalë nafta në Shpirag.
Pjesë nga intervista:
-Krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe vetë Rama tha se janë të zhgënjyer nga procesi i integrimit, por ne terma konkrete, Rama ka thënë se ka zero probleme me fqinjët, ndërsa prej muajsh ka krijuar një situatë me një vend të BE, siç është Greqia, si e shihni qëndrimin e tij?
Është çështje e optikës së BE, nuk flitet vetëm për Shqipërinë por edhe për të tjerët. Kanë bërë gabim sepse jemi dy shtete dhe në BP ne jemi autoktonët. Po të dali nafta në Shpirag do na luten ata. Ne na kanë zvarritur, ka shumë arsye, por këto nuk thuhen këtu.
Çështja Beleri është non sens i politikës greke për pushtetin gjyqësor i joni. Lirojini atë i thonë Ramës, po ai nuk ka punë në të. Është pështjellim jo profesional. Se kuptoj pse ngritën këtë çështje për një njeri të zakonshëm të popullit, se ai s’ka asgjë.
Ai është nga qendra Himarës dhe thotë se jam minoritet. Nuk ka minoritet në Himarë. Është histori e ngatërruar për gadishullin ilirik. Dëgjova deklaratë e kryeministres serbe dhe harrojnë që janë dy shtete të pavarura dhe njërin prej tyre e ka çliruar SHBA. Ata janë të shqetësuar se po rigrupohet Shqipëria.
-Pse fitoi sipas jush Beleri në Himarë? Politikisht si e analizoni?
Beleri ka dalë me 15 vota dhe është kapur duke vjedhur vota, pse e zgjasni këtë muhabet. Ai ka vjedhur vota. Unë personalisht nëse ai del sepse ai ka vjedhur vota, ka dalë me 15 vota. Nuk mund ti japin pafajësi sepse ai është kapur në flagrancë.
/f.stafa
#Ngjela #Belerit #smund #japin #pafajësi #është #kapur #në #flagrancë #Greqia #pështjellim #profesional