Aktualitet

“I goditi me veturë, tentoi ta godiste me kaçavidë”- detaje nga përplasja mes grupeve në Lipjan

Babë e birë kanë përfunduar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga përleshja qe ndodhi pasditën e djeshme në Lipjan.

Siç merr vesh gazeta10 i dyshuari, tashmë i arrestuar, kishte probleme të mëhershme me dy të lënduarit.

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh për ngjarjen. Në njoftim thuhet se pasi që kishte goditur me veturë dy viktimat, i dyshuari tentonte ta godiste me kaçavidë njërin nga ta.

“Lipjan 19.02.2024-15:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti me veturën e tij ka goditur qëllimisht dy viktimat meshkuj kosovarë, e më pas i dyshuari ka dalë nga vetura me një kaçavidë në dorë dhe ka tentuar të godas njërin nga viktimat e shtrirë në tokë”, thuhet në njoftim, raporton gazeta10.

“Një nga zyrtarët policor, gjatë ndërhyrjes ka shtënë në ajër dy herë me armë zyrtare, kështu që situata është futur në kontroll. Viktimat janë dërguar në QKUK- për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për sulmin është dërguar në masën e mbajtjes policore.



#goditi #veturë #tentoi #godiste #kaçavidë #detaje #nga #përplasja #mes #grupeve #në #Lipjan
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button