Aktualitet

Guardiola mohon zërat që e lidhin me Kombëtaren e Anglisë

Pep Guardiola nuk e çon ndërmend të drejtojë Anglinë tashmë që stoli i “Tre Luanëve” është bosh pas largimit të Gareth Southgate.

Trajneri spanjoll theksoi se është i përqëndruar vetëm te Manchester City, klub me të cilin është në vitin e fundit të kontratës.

“Unë jam pjesë e Cityt dhe ndjehem shumë mirë. As nuk e di nga vijnë këto zëra që më shohin në krye të Anglisë. Unë tani mendoj vetëm për sezonin e ri dhe mezi pres që futbollistët të arrijnë në gjendjen e duhur. Dua që i gjithë grupi të bëhet sa më shpejt bashkë dhe të rifreskojmë edhe njëherë objektivat për sezonin e ri”, u shpreh Pep Guardiola.



#Guardiola #mohon #zërat #që #lidhin #Kombëtaren #Anglisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button