Aktualitet

“Në 11 maj të mos luajmë me porta të vogla”, Rama: Nuk mund të mbetemi jashtë BE, do ishte goditje e madhe

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Shkodër, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë tha se në 11 maj duhet të marrë votën e shqiptarëve për të anëtarësuar vendin në BE.

Sipas kryeministrit Rama për Shqipërinë është hapur një dritare për të hyrë në Bashkimin Evropian, por që nuk do të qëndrojë gjatë e hapur.

Në 11 maj tha kryeministri- nuk mund të rrezikojmë që Shqipëria te mbetet jashtë BE për një kohë të pacaktuar.

“Të gjitha partitë thonë që duam Shqipërinë në BE, kjo është pozitive. Shqiptarët qoftë majtas qoftë djathtas duan që Shqipëria të jetë në BE. Por ajo që duhet shpjeguar është fakti që pavarësisht se ca ndodh këtu ne për dy vjet do hyjmë në BE. Ne do hyjmë në BE vetëm nëse jemi të suksesshëm me mbylljen e negociatave.

Është e rëndësishme që në 11 maj, ndërkohë që në 12 ne numërojmë votat ata që merren me negociatat të vazhdojnë punën të patrazuar dhe ajo që del nga kutitë e votimit të jetë një mesazh kompakt dhe një mesazh kumbues për Brukselin që duam Shqipërinë një orë e më parë në BE.

Ne duhet të jemi të qartë për të gjitha pse-të e rëndësisë së 11 majit.

Ne mund të mbetemi jashtë për një kohë të pacaktuar dhe kjo do të ishte një goditje që do ti jepnim vetes.

Unë besoj që është e rëndësishme që njerëzit ta dinë, se ca humbim nëse në 11 maj lozim me porta të vogla, nëse më 11 maj merremi me gjera që kanë rëndësinë e tyre, por nuk janë aq të rëndësishme sa anëtarësimi në BE”, tha Rama.

#Në #maj #të #mos #luajmë #porta #të #vogla #Rama #Nuk #mund #të #mbetemi #jashtë #ishte #goditje #madhe
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button