E FUNDIT/ Arsenali bëhet Zot në shtëpinë e Realit, “topçinjtë” eleminojnë mbretërit e Europës

Nuk ka “remontada” në Madrid. Një javë e mbushur me video motivuese për përmbysje nuk ka sjellë asnjë rezultat në fushën e lojës. Arsenali është bërë Zot në “Santiago Bernabeu”, ku ka vulosur eleminimin e mbretërve të Europës.
Pjesa e parë përfundoi në baraspeshë 0-0 falë pritjes së penalltisë nga Tibu Kurtua. Por Saka korrigjoi gabimin e tij në minutën e 65, kur me një parabël mposhti portierin e Realit. Vetëm 2 minuta më vonë, Salibaja kreu një gafë në zonën e tij. Viniciusi përfiti menjëherë nga situate dhe e dërgoi topin në portën e zbrazët. Shifrat shkuan sërish në baraspeshë, duke ndezur shpresat e tifozëve madrilenë.
Megjithatë shanset u shuan përfundimisht në minutën e 93-të, kur Martineli vulosi humbjen 1-2 të Realit të Madridit. Një humbje e hidhur që shoqërohet me eleminimin nga Liga e Kampionëve. Tashmë Arsenali do të përballet me PSG-në në gjysmëfinale, në mënyrë që të shkojë deri në fund të këtij turneu./Sport Ekspres/
#FUNDIT #Arsenali #bëhet #Zot #në #shtëpinë #Realit #topçinjtë #eleminojnë #mbretërit #Europës
SportExpress