Dramat e Ajax nuk kanë fund, eliminohet nga Kupa e Holandës nga skuadra e kategorisë së katërt

Skuadra legjendare e Holandës, Ajax-i, është duke kaluar një sezon tejet të vështirë në kampionat dhe këtë gjë e ka treguar edhe në Kupë.
Në ndeshjen e kësaj të enjteje, skuadre e Ajax-it është eliminuar nga skuadre e kategorisë së katërt, USV Hercules. Pieters kaloi vendasit në avantazh pas 16-të minutash lojë dhe kështu u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, trajneri van t’Schip zbriti me disa ndryshime, por edhe këto nuk mjaftuan, pasi USV Hercules shënoi golin e dytë në minutën e 66-të me të njëjtin autor, Pieters.
Ajax reagoi shtatë minuta nga fundit, teksa ngushtoi rezultatin me Brobbey, ndërsa në minutën e 89-të Akpom barazoi ndeshjen.
Megjithatë, ishte vetëm një “iluzion”, kjo pasi Grotenbreg shënoi golin e fitores për USV Hercules në minutën e tretë të shtesës duke i dhënë një goditje të fortë Ajax-it.
/a.r
#Dramat #Ajax #nuk #kanë #fund #eliminohet #nga #Kupa #Holandës #nga #skuadra #kategorisë #së #katërt
Java News