Aktualitet
VIDEOLAJM / ‘Rroftë Çamëria’, qytetarët i prishin Mitsotakisit vizitën në Tiranë: Poshtë Beleri…

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ishte sot i pranishëm në ceremoninë mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Në ceremoni mori pjesë edhe eurodeputeti i Greqisë në Parlamentin Europian, Fredi Beleri.
Ky i fundit ishte edhe kandidat për bashkinë e Himarës, në zgjedhjet vendore të 14 majit, por u arrestua për blerje votash dhe kjo situatë nxiti tensione mes dy vendeve.
Prania e tyre nuk u ka shpëtuar qytetarëve, të cilët në një moment teksa futet Mitsotakis në Katedralen Ngjallja e Krishtit dëgjohen të thonë “Rroftë Çamëria”, “Poshtë Beleri”.
#VIDEOLAJM #Rroftë #Çamëria #qytetarët #prishin #Mitsotakisit #vizitën #në #Tiranë #Poshtë #Beleri..
Java News