Aktualitet

Nuk arrestohet biznesi! –

Nga Ylli Manjani

Nxjerrja nga arresti me burg i një biznesmeni ishte një gjysëm hapi pozitiv në vendimin i Apelit të GJKKO dje me rastin e vendimit “Veliaj”.

Mbetem në bindjen time të kahershme dhe të palëkundur se arresti si masë duhet të jetë e fundit, kur të tjerat nuk kanë funksionuar.

Por në rastin e biznesmenëve arresti me burg duhet të jetë thuajse i ndaluar, përveç rastit të vrasjes. As masat e tjera si detyrim paraqitje e ndalim dalje jashtë shteti në fakt nuk mund të jepen qesim ndaj biznesit.

Ky i fundit ka investimin i tij si kolateral në këtë vend. Nga do të shkojë nuk e merr dot me vete. Por temë tjetër kjo. Unë jam kundër arrestit të biznesit.

Arresti ndaj një biznesmeni është masë antiekonomi. Nuk po them të mos hetohet, gjykohet e kur ka prova edhe të dënohet, por jo të arrestohet.

Është çmenduri të mbash në burg, pra me bukë, një njeri që ka aftësinë jo vetëm të nxjerrë bukën e vet por edhe të ndihmojë të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Edhe arresti në shtëpi është masë e tepërt dhe ekstreme për një biznesmen. Ndaj them se vendimi i djeshëm është gjysma e hapit pozitiv.

Ne e kemi jetike nevojën për ekonominë e lirë ku biznesi privat është motori kryesor i saj. Nuk funksionon asnjë ekonomi e tregut të lirë nëse bisnesi burgoset e mbyllet në shtëpi kot më kot. Çfarë po u thotë bizneseve ky shtet, investoni para që tu arrestojmë!!!

Dhe po, duhet hequr nga Kodi Penal jo vetëm neni, por edhe ideja që biznesmeni na qënka i korruptuari aktiv. Ai që paguan, nga halli apo dëshira, na qenka “aktivi”, kurse ai që të punon qindin në emër të detyrës publike na qenka “pasivi”, gjynahu dmth…

Le pastaj që korrupsion këtu të quhet edhe mendimi, pa qenë e nevojshme të kryhet akti korruptiv! Të qeshësh e të turpërohesh njëkohësisht. Ligje që të dënojnë edhe kur mendon!

Jo or jo, ka vetëm një koncept:

i korruptuar është zyrtari i shtetit që përdor detyrën publike e për përfitim personal.

Dhe korrupsioni është çështje fakti e jo llafesh.

Kaq e thjeshtë është!

***

Nuk arrij ta kuptoj se si ka mundësi që në mixhlisin politik kemi edhe parti të djathta që nuk u thotë goja asnjë fjalë të vetme për këto gjëra?!

#Nuk #arrestohet #biznesi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button