Tha se nuk i del rroga e deputetit, Belind Këlliçi hedh mijëra dollarë për 220 sponsorizime në Facebook; shpenzon 1200 dollarë në 1 javë
Sot Belind Këlliçi rezulton kandidati që shpenzon më shumë para në platformën Facebook. Siç mund të shihet thjesht nga të dhënat e Facebook, pamundësia e tij financiare për të shtyrë muajin me 2 milion lekë rrogë, nuk e ka penguar atë të nisë një fushatë të madhe sponsorizimi në rrjetet sociale për të rritur shikueshmërinë e aktiviteteve të tij.
Kur garonte për primaret në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, i përzgjedhuri i çiftit Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës, pyetjes së Çim Pekës se “a do të jetonte dot me rrogën e kryetarit të Bashkisë (nëse do të zgjidhej), e cila është më pak se 2 milion lek të vjetra”, I përgjigjej: “Sigurisht, do të mund t’ia dal, siç ia kam dal edhe tani që e kam më të ulët rrogën, por pa fshehur asnjëherë faktin se kam pasur mundësinë që të ndihmohem edhe nga familja, edhe nga i afërmi im, që është vëllai im”.
Kjo deklaratë, e bërë ndoshta i kapur pa mendje nga një pyetje me spec e Çim Pekës, në një televizion si Syri Tv, ku pyetjet e papritura ndaj tij nuk duhet të ekzistonin, po rezulton shumë e rëndësishme për Këlliçin sot dhe lidhet direkt me financimin e fushatës së tij. Përveçse një përgjigje arrogante e një deputeti të ri, i cili edhe pse merr gati 2 milion lek çdo muaj, nuk i dilka për të shtyrë muajin dhe kërkon ndihmë financiare edhe nga vëllai, kur shumë familje shqiptare e kalojnë muajin edhe me 500 mijë lek të vjetra, deklarata e Këlliçit ngre disa pikëpyetje serioze, po t’i hedhësh një sy faqes së tij në Facebook ditët e fundit.
Sot Belind Këlliçi rezulton kandidati që shpenzon më shumë para në platformën Facebook. Siç mund të shihet thjesht nga të dhënat e Facebook, pamundësia e tij financiare për të shtyrë muajin me 2 milion lekë rrogë, nuk e ka penguar atë të nisë një fushatë të madhe sponsorizimi në rrjetet sociale për të rritur shikueshmërinë e aktiviteteve të tij.
Kandidati i çiftit Berisha-Meta për Tiranën ka kryer plot 220 sponsorizime në Facebook, një numër rekord për një politikan shqiptar, që i paguan mijëra euro Mark Zuckerberg-ut për disa like dhe share më shumë. Vetëm javën e fundit, nga data 9 mars deri më 15 mars, Belind Këlliçi ka paguar plot 1208 dollarë për fushatë në Facebook. Ose ndryshe, i bie që ai ka shpenzuar në një javë 60% të rrogës së tij mujore si deputet. Pra, për ditët e mbetura të marsit, Këlliçi duhet të jetojë me rreth 600 dollarë të mbetura në xhep, sigurisht nëse nuk i vijon sponsorizimet edhe javës që vjen.
Është fakt se të gjitha postimet e Këlliçit në Facebook janë të sponsorizuara, çka mund të shihet edhe nga këto foto të marra zyrtarisht nga faqja e tij. Krahas shumave të konsiderueshme për shpërndarjen e mesazheve të tij, Këlliçi po paguan edhe për rritjen në mënyrë artificiale të ndjekësve të tij në rrjetet sociale.
Pas këtyre fakteve, lindin disa pyetje të thjeshta:
– Nëse Bëlind Këlliçit nuk i mjaftojnë 2 milion lekë në muaj rrogë dhe për një javë shpenzon 1200 dollarë, si e shtyn ai pjesën tjetër të muajit?
– Nëse për sponsorizimet e tij në Facebook janë financim në kuadër të fushatës, kush janë financuesit e tij dhe çfarë shumash i kanë financuar?
– A është vëllai i tij, financuesi i mijëra eurove që derdhen në llogaritë e Facebook?
– A e ka deklaruar Këlliçi burimin e të ardhurave në deklaratën e tij të pasurisë pranë ILDKPI?
– A i paguan ai 11 menaxheret e faqes se tij në Facebook, prej të cilëve 6 jetojnë në Shqipëri, 3 në Kosovë, 1 në SHBA dhe 1 në Gjermani?