Aktualitet
U paraqit pak më parë në SPAK, Bardh Spahia merret i pandehur, i komunikohet akuza për “shpërdorim detyre”

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur ditën e sotme (21 Janar) përsëri në Prokurorinë e Posaçme.
Gazetarja Keti Banushi informon se kjo është hera e 3-të që ish-zyrtari i lartë demokrat thirret në SPAK.
Burime per REPORT TV bëjnë me dije se iu komunikua akuza dhe u mor i pandehur për ‘shpërdorim të detyrës’.
Ish-deputeti ka dhënë shpjegime më herët në lidhje me çështjet që është thirrur, si i kallëzuar për shpërdorimin e detyrës kur ishte kryebashkiak.
#paraqit #pak #më #parë #në #SPAK #Bardh #Spahia #merret #pandehur #komunikohet #akuza #për #shpërdorim #detyre
Java News