I duhet që Greqia të përkrahë influencat e tij gjatë zgjedhjeve –

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbroi marrëveshjen e detit të firmosur në 2009 me palën greke, të cilën e rrezoi më pas Gjykata Kushtetuese.
Berisha theksoi për një media greke se ajo ishte një marrëveshje e mirë, që nuk duhej humbur. Për dështimin e arritjes se një marrëveshjeje ai bën përgjegjës Edi Ramën dhe shfajëson palën greke.
Gazetari i njohur Stavri Marko i ftuar në emisionin “Real Story” analizoi gjithë këtë lëvizje politike të Berishës, të cilën e sheh me interes elektoral për 11 majin.
“Shfrytëzimi i zonave ekonomike ka nisur të diskutohet në Greqi në vitin 1995, i cili u votua në parlament dhe ishte prioritare për vendet kufitare, siç ishte dhe Shqipëria. Kështu që në vazhdën e kësaj strategia sistematikë të Greqisë për të patur kontroll mbi kufijtë në zonat ekonomie dhe për të nënshkruar marrëveshje me fqinjët mund të them që kjo u konkretizua në 2011, me qeverinë Berisha, pasi një marrëveshje e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga parlamenti i Greqisë në 2009, kushtëzonte dy çështje kryesore.
Pra, Shqipërisë i jepej e drejta për anëtarësim, flasim nga parlamenti i Greqisë, në këmbim grekët nuk kërkuan asgjë për sa i përket përmirësimit të jetesës së minoritetit grek, por kërkuan varrezat e ushtarëve grekë dhe njëkohësisht edhe paktin detar midis kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo është arsyeja në të cilën Berisha këmbëngul për të kënaqur…. Kjo i duhet që të përkrahë Greqia influencën e Berishës gjatë zgjedhje”, tha ai.
Ai theksoi se marrëveshja mes dy vendeve është shumë e vështirë për t’u arritur.
“Nuk ka ndonjë shans tjetër për të ndryshuar, sado që themi se jemi në proces, për mendimin tim, kjo është një marrëveshje shumë e vështirë, sepse Shqipëria e ka vulosur përmes Gjykatës Kushtetuese dhe nëse në Hagë do vijojë procesi i hapur dhe t’i jepet fund, të jeni të bindur se Greqia do fitojë sepse ka një provojë të gjatë sa i përket juridiksionit në det”, tha ai./
#duhet #që #Greqia #të #përkrahë #influencat #tij #gjatë #zgjedhjeve
Java News