Aktualitet

Berisha premton rikthim të së shkuarës –

Analisti Skënder Minxhozi, komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News, deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me lidhur me marrëveshjen e detit, i cili premtoi se ka synime të dialogojë në frymën e mirë me qeverinë greke, për të arritur një marrëveshje si në 2009.

Gjatë fjalës së tij, analisti Minxhozi, u shpreh se Berisha premton vetëm të rikthejë të kaluarën

“Kemi dy lider politikë që ndajnë një marrëdhënie delikate si ajo me Greqinë qasën në dy këndvështrime të kundërta. Njëri nga pozita e forcës tjetri nga pozita e dobësisë. Berisha mban mend një kohë iu krijua një ide që këta të rrëzojnë nga pushteti dhe ka qenë në konsekuencë në mbajtjen e marrëdhënieve të mira me Greqinë. Ka dashur të japë çfarë të mundet. Berisha ka qasjen që me palën greke duhet të kemi marrëdhënie shumë të mira. Por për herë të parë në 34 vite mes Shqipërisë dhe Greqisë konsumohet një konfrontim që e ka parë palën shqiptare, jo më si humbësen e rregullt të çdo krize, por si palë që reagon dhe që i qëndron reagimit. Kjo ka qenë saga Beleri që u konsumua me zgjedhjet lokale. Ndodhi që me reflekset e saj 30-vjeçare të kushtëzuara Athina goditi në rastin e Belerit, goditi fort, e gjitha kjo për të krijuar një presion edhe me Edi Ramën që ai të cedonte. Unë nuk kujtoj këto tre dekada e gjysmë që një qeveri e Tiranës të ketë mbajtur kaq gjatë përplasje me palën greke, dhe në fund t’i thuhet palës greke nga kryeqytete europiane të ndërhyjnë, mos na sill më një problem dypalësh dhe mos na e shit më si problem standardi europian. Dhe Belerin e kemi në Strasburg, dy qeveritë i kemi jashtë krizës. Berisha ka humbur një seri shumë të rëndësishme që është ajo, ndaj palës greke ti mund të mbash jo vetëm presion, por edhe të bësh dy mitingje. Berisha premton vetëm të rikthejë të shkuarën, ndërsa Rama shkoi dhe tha, do t’ju marrë këtë dhe këtë. Janë dy qasje të ndryshme. Dy krerë politikë në këtë fushatë, i pari do të marrë më shumë vota dhe i dytë ku mua kjo politikë mua më duket e vjetruar, do të marrë më pak vota”, tha ai.

#Berisha #premton #rikthim #të #së #shkuarës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button