Berisha nuk fiton më 11 maj! Një njeri që ka bërë vrasje… –

Drejtësia e vonuar është padrejtësi… kështu u shpreh analisti Ilir Demalia në studion e ‘Tirana Live’ teksa komentonte zhvillimet e fundit sa I takon opozitës.
Sipas tij, Berisha ka nisur me gënjeshtra dhe mashtrime dhe përfaqëson një opozitë pa ideologji dhe doktrinë. Sipas tij, Gërdeci është i njohur për trafik armësh dhe u hodh në erë vetëm për biznesin e Zenit dhe askush nuk mbajti përgjegjësi.
“Berisha nëse ka një njeri të pabesueshëm është pikërisht Berisha. Nuk ka as konsistencë, por qëkur ka nisur ka nisur me gënjeshtra, mashtrime. Mendoj që edhe media i referohet shumë Berishës, është dhe kryetar i opozitës po çfarë opozite është ajo. Nuk ka një ide, ideologji, doktrinë. Nuk përfaqëson të djathtën. Berisha e ka të qartë që nuk fiton zgjedhjet, por ruan pozitat e veta. Një njeri që ka bërë vrasje ka përgjegjësi, ’96- tën. ’97 piramidat, ’98 ku sulmoi institucionet. Pastaj kemi Gërdecin, katër të vrarë në bulevard. Gërdeci është i njohur për trafik armësh dhe u hodh në erë vetëm për biznesin e Zenit dhe askush nuk mbajti përgjegjësi.
Njerëzit janë shumë të urtë sepse të kishte ndodhur diku tjetër dhe të mos reagonte drejtësia. Nuk ka bërë vaki që njerëz kaq kriminal dalin, flasin dhe japin moral. Është shumë e rëndë dhe duan të bëhen prapë deputet dhe turp për atë popull që u jep votën.
Drejtësi e vonuar është padrejtësi, kështu që kjo drejtësi është e vonuar. Këta kanë bërë krime shumë të rënda. SPAK pse nuk vepron në këto çështje.”
#Berisha #nuk #fiton #më #maj #Një #njeri #që #bërë #vrasje
Java News