Aktualitet

Kapet me drogë shqiptari në Itali, i gjendet kokainë në dhomën e hotelit –

Policia italiane në L’Aquila arrestoi një shqiptar të dyshuar për trafik të drogës.

Operacioni është zhvilluar ditë më parë, teksa autoritetet informuan se pas një patrullimi rastësor në zonë, u pikas një makinë të drejtuar nga shqiptari, për të cilin kishte informacione se nuk posedonte leje drejtimi.

Patenta i ishte hequr të riut pasi pak ditë para arrestimit kishte shkaktuar një aksident rrugor teksa drejtonte makinën në gjendje të droguar, për shkak të përdorimit të mëparshëm të kokainës dhe për këtë arsye ishte denoncuar.

Në këto rrethana iu nënshtrua edhe një kontroll më i detajuar fizik.

Brenda sediles dhe kabinës në pjesën e pasagjerëve është gjetur një peshore dixhitale funksionale, me pluhur të bardhë, ndërsa vetë shqiptarit iu zbuluan kartëmonedha euro të prerjeve të ndryshme dhe çelësi i një dhome hoteli “B&B” (breakfast and Bed) ku po qëndronte.

Gjatë kontrollit të saj më të imtësishëm, oficerët sekuestruan edhe 270 gramë kokainë në total, si dhe para shtesë nga shitja e drogës, peshore të ndryshme precize dhe material për paketim, informon media italiane.

Në bazë të fakteve të konstatuara, ai u arrestua për trafik dhe u dërgua në burgun “Le Costerelle” në Preturo.

#Kapet #drogë #shqiptari #në #Itali #gjendet #kokainë #në #dhomën #hotelit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button