Aktualitet
Paralajmërohet bllokadë në Kakavijë/ Doganierët grekë në grevë, ndalohet qarkullimi i mjeteve më 28 shkurt –

Policia Kufitare ka njoftuar se më 28 shkurt 2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve në Pikën Kufitare të Kakavijës për shkak të një greve të doganierëve grekë.
Gjatë këtij orari, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që mund të prishen dhe automjetet me emergjenca shëndetësore.
Udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve që planifikonin të kalonin përmes Kakavijës në këtë datë këshillohen të shtyjnë udhëtimin ose të përdorin pika të tjera kufitare për të shmangur vonesat.
#Paralajmërohet #bllokadë #në #Kakavijë #Doganierët #grekë #në #grevë #ndalohet #qarkullimi #mjeteve #më #shkurt
Java News