Aktualitet

Vrasja në Shkodër/ 20-vjeçari u qëllua me pistoletë në gjoks, gjendet gëzhoja në skenën e krimit –

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka në fshatin “Guci e Re”, Shkodër. Fillimisht u raportua se viktima ishte vrarë me thikë, por burime nga policia konfirmuan se ai është ekzekutuar me armë zjarri.

Ekspertiza ka zbuluar se i riu është qëlluar me një plumb në gjoks nga një pistoletë. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, e cila do të shërbejë për analizat balistike dhe identifikimin e armës së krimit.

Trupi i pajetë i Prekës u gjet nga familjarët në oborrin e shtëpisë, ndërsa autori i krimit mbetet ende i paidentifikuar. Grupet hetimore, të drejtuara nga Prokuroria e Shkodrës, po vijojnë punën për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorit të vrasjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po analizon kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi lëvizjet e dyshimta në momentin e ngjarjes.

#Vrasja #në #Shkodër #20vjeçari #qëllua #pistoletë #në #gjoks #gjendet #gëzhoja #në #skenën #krimit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button