Aktualitet

Zgjatja e vlefshmërisë së dokumenteve identifikuese për emigrantët, cili është deputeti “rebel” nga anët e PD, bashkoi votën me socialistët

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ishte i vetmi nga radhët e opozitës që ka votuar pro miratimit të vendimit që zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara për ata qytetarë që do të votojnë nga jashtë vendit, duke bashkuar votat me socialistët e mazhorancës.

Përmes këtij vendimi emigrantët shqiptarë do të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe pse dokumentet e tyre të identifikimit mund të kenë tejkaluar afatet zyrtare të skadencës.

Sakaq, deputeti tjetër demokrat, Qani Xhafa ka shfrytëzuar votën e tij për të abstenuar vendimin e miratuar me 76 vota pro.

#Zgjatja #vlefshmërisë #së #dokumenteve #identifikuese #për #emigrantët #cili #është #deputeti #rebel #nga #anët #bashkoi #votën #socialistët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button