Sport

Ka luajtur me Messi, Neymar, Ronaldinho, Mbappe! Neymar tregon se kush është mbreti i vërtet i futbollit, nuk zgjedh asnjërin prej tyre

Gjatë karrierës së tij 16-vjeçare, Neymar luajti përkrah disa prej lojtarëve më të mirë që kanë hyrë ndonjëherë në një fushë futbolli, duke përfshirë Luis Suarez, Kylian Mbappe, Messi dhe Ronaldinho. Ndoshta më i miri me të cilin ka luajtur ishte Messi. Të dy ndanë dhomën e zhveshjes 206 herë, duke luajtur së bashku te Barcelona dhe PSG. Pavarësisht kësaj, Messi nuk është njeriu që Neymar e quan si mbreti i vërtetë i futbollit, pasi 33-vjeçari nuk ka asnjë dyshim se kush e mban atë titull.

Që në ditët e para të karrierës së tij, tifozët e futbollit kanë mbrojtur tezën që Neymar do të bëhej një nga më të mirët në histori, me disa që e vendosin atë në të njëjtin nivel me Cristiano Ronaldon dhe Messin. Por braziliani tronditi botën e futbollit kur vendosi të largohej nga Barcelona dhe t’i bashkohej PSG-së në 2017, përpara se të përfundonte më vonë në Arabinë Saudite. Ai kishte një dëmtim të rëndë që e bëri atë të humbasë një pjesë të mirë të sezonit, kështu që Al-Hilal e la të largohej dhe tani është te Santos.

Neymar shpesh quhet “princi që nuk donte të bëhej mbret”, por i pyetur se kush mendon se është mbreti i futbollit, 33-vjeçari nuk ka dilemë: “Nuk është se nuk doja të bëhesha mbret, por për mua ka vetëm një mbret dhe ky është Pele”, ka shpjeguar Neymar për kanalin YouTube “TheGrefg”. “Kanë ndodhur shumë gjëra, kam pasur shumë dëmtime që më kanë kushtuar shumë në karrierë dhe mirë, kështu e ka dashur Zoti, nuk kam pse të trishtohem, përkundrazi. Jam shumë i lumtur me historinë dhe jetën time. Kam arritur pothuajse gjithçka që kam ëndërruar, madje kam arritur edhe gjëra që nuk i kam ëndërruar. Unë jam shumë mirënjohës për familjen time dhe për gjërat më të rëndësishme për miqtë që kanë ndryshuar jetën time”, tha Neymar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

#luajtur #Messi #Neymar #Ronaldinho #Mbappe #Neymar #tregon #kush #është #mbreti #vërtet #futbollit #nuk #zgjedh #asnjërin #prej #tyre
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button