Aktualitet

Gjendet e vrarë 30-vjeçarja e huaj në Tiranë, dyshimet e para të grupit hetimor –

Një shtetase e huaj është gjetur e pajetë në një banesë në zonën e bllokut të Ambasadave në kryeqytet.

Policia bën me dije se gjatë këqyrjes paraprake, në trupin e vajzës janë konstatuar plagë të ndryshme, që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

“Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte  marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe”, njofton policia.

Po ashtu sqarohet se trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Sakaq, grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

#Gjendet #vrarë #30vjeçarja #huaj #në #Tiranë #dyshimet #para #të #grupit #hetimor
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button