Aktualitet

S’jemi kundër asnjë emri –

Diskutimet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit hapën seancën plenare të kësaj të enjte (27 shkurt), ku deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se propozimi i tyre për emrin e Besim Ndregjonit nuk ka marrë asnjë përgjigje nga maxhoranca.

Tabaku tha se opozita pret që Avokati i Popullit të jetë një kandidat i propozuar prej tyre dhe se emri i Ndregjinit duhet të konkretizohet edhe në diskutime në të dy grupet parlamentare.

“Në Konferencën e Kryetarëve opozita ngriti dy shqetësime, e para votimi i Avokatit të Popullit. Opozita propozoi emrin e Besim Ndregjoni dhe kemi pritur nga maxhoranca të nisim një proces diskutimi. Opozita pret që në këtë proces ne të përfundojmë me një kandidat të propozuara nga opozita dhe propozimi që kemi bërë për zotin Ndregjoni besoj që duhet të konkretizohet edhe në diskutime në të dy grupet parlamentare”, tha Tabaku.

Në përgjigje të deputetes demokrate, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi tha se maxhoranca nuk ka kundërshti për asnjë emër dhe se janë gati të ndjekin procedurat. Por ai shtoi se është maxhoranca që po pret opozitën, pasi i ka kërkuar kreut të grupit parlamentar demokrat që të nisin diskutimet lidhur me këtë çështje.

Ne jemi të gatshëm dhe nuk kemi asnjë kundërshtim të vijojmë traditën parlamentare për zgjedhjen Avokatit të Popullit, janë disa emra që kanë marrë firmën tuaj, të diskutojmë dhe të vendosim. Nuk jemi kundër asnjë emri, por të ndjekim procesin. Se kush po pret kë, ju them se i kam kërkuar kreut të grupit parlamentar të PD të ulemi për këtë çështje, jemi ne në pritje, unë e kam bërë hapin”, tha Peleshi.

Procesi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit ka nisur që në mars të vitit 2022, kur mbaroi mandati i avokates në detyrë, Erinda Ballanca.

#Sjemi #kundër #asnjë #emri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button