Derbi i vjetër, Vëllaznimi – Prishtina rikthehet sot në Kupën e Kosovës

Sot (e enjte) janë në program për t’u zhvilluar edhe dy ndeshjet tjera çerekfinale të Kupës së Kosovës, me katër ekipe që kërkojnë vendin e tyre në gjysmëfinale.
Gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) u zhvilluan dy ndeshjet e para çerekfinale, ku Drenica dhe Llapi siguruan kualifikimin, pasi eliminuan Ferizajn dhe Malishevën.
Edhe sot priten dy përballje interesante pasi luajnë dy nga ekipet më të mira të Superligës këtë sezon, me dy nga ekipet më të mira të Ligës së Parë.
Ndeshje më interesante pritet të zhvillohet në Malishevë mes dy rivalëve të vjetër, Vëllaznimit dhe Prishtinës, me gjakovarët që janë nikoqir në stadiumin Liman Gegaj.
Përballje e fortë pritet të zhvillohet edhe në Prishtinë, ku Prishtina e Re e pret Dritën në një ndeshje ku nuk ka favorit.
Të dy ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00.
#Derbi #vjetër #Vëllaznimi #Prishtina #rikthehet #sot #në #Kupën #Kosovës
gazetablic.com