Do ta shihni edhe mbështetjen e Amerikës… –

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, u pyet nga komentuesit për marrëdhënien me Amerikën dhe Sorosin. Kreu i qeverisë u kujtoi ndjekësve se kur Donald Trump fitoi mandatin e parë presidencial, “këneta” u çua në Kuvend dhe i kërkoi që të ikë vetë ose Trump do ta merrte zvarrë. Rama tha se kanë harruar si vazhdoi historia, pasi “këneta” u ka marrë peng trurin.
“O vdeksha unë për ty. Ça do të dish për marrëdhënien me Soros, apo ta kanë marrë edhe ty trurin peng edhe të fusin çdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë. Do ta shihni edhe Amerikën, edhe marrëdhënien me Amerikën, edhe mbështetjen e Amerikës. Të gjitha do t’i shini, siç i keni parë. Po s’mbani mend se e keni kujtesën e dobët dhe ju mban “këneta” peng. Ju kujtohet kur fitoi Trump mandatin e parë dhe thanë ik vetë se do vijë Trump të të marrë zvarrë. Si vazhdoi pastaj puna, apo kismet… Negociatat dhe flamuri shqiptar në BE është synimi i vetëm i socialistëve, kurse këneta, sipas tij, bashkë me bufin, kërkon vetëm që t’i zhysë më thellë në batak dhe lënien në borxhe të mëtejshme”, tha Rama.
“Unë përpiqem t’i nxjerr nga këneta, t’i nxjerr me opinionin tim nga këneta, imagjinoni pak se si ishit me të dhe se si do ju lërë. Qëllimi i tij është t’ju kthejë në kënetë. PS ka fituar 9 herë dhe do fitojë përsëri, do marri notën 10, patjetër edhe me emigrantët këtë herë, do shohim se si do shkojë, por kur të fitojmë do thonë se i vodhi votat e emigrantëve. Shqipëria është përtej të majtës dhe të djathtës, përtej simpatisë, duhet për Shqipërinë kjo votë. Duhet për BE-në. Parafytyroni ju të ndalojnë negociatat dhe të hyjnë zhabat dhe “këneta” në negociata”, shtoi kreu i qeverisë.
#shihni #edhe #mbështetjen #Amerikës
Java News