Hoti: Qytetarët po vuajnë nga rritja e tatimit në pronë dhe shtrenjtimi i jetesës për shkak të qeverisjes së mbrapshtë

Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës, ka reaguar lidhur me rritjen e tatimit në pronë që ka filluar në vitin 2025, raporton .
Ai ka theksuar se qytetarët po përballen me fatura të rritura të tatimit në pronë, duke dhënë një shembull konkret se një fatura është 60% më e lartë krahasuar me vitin 2021.
Hoti ka kritikuar qeverisjen e deritanishme, duke thënë se pasojat e një qeverisjeje të mbrapshtë katërvjeçare tani po i vuajnë qytetarët.
Ai ka theksuar se qytetarët po përballen jo vetëm me rritje të tatimit në pronë, por edhe me shtrenjtim të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit të përditshëm, duke theksuar se këto rritje janë pasojë e keqmenaxhimit të financave dhe politikat që, sipas tij, kanë dështuar në përmirësimin e kushteve ekonomike për qytetarët.
E plotë:
Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë.
Në një rast konkret, fatura është 60% më e lartë krahasuar me vitin 2021.
Pasojat e qeverisjes së mbrapshtë 4-vjeçare po i vuajnë qytetarët me rritje të tatimit në pronë, me shtrenjtim të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit të përditshëm.
#Hoti #Qytetarët #vuajnë #nga #rritja #tatimit #në #pronë #dhe #shtrenjtimi #jetesës #për #shkak #të #qeverisjes #së #mbrapshtë
gazetablic.com