Votat e diasporës, këta janë pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, saktësisht nga votimi në përfaqësi diplomatike.
Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përditësuar më 26 shkurt në ora 23:48, tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 81.89 për qind të votave, transmeton Telegrafi.
Më i votuari është kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ku deri tani ka marrë 2 mijë e 886 vota.
Pas tij, radhitet kandidati për deputet Glauk Konjufca me 2 mijë e 510 vota. Kandidati tjetër më i votuar është edhe Hekuran Murati me 1 mijë e 544 vota.
Gjithashtu, kandidati Xhelal Sveçla bëhet e ditur se ka marrë 1 mijë e 503 vota, kandidatja e pestë më e votuar në listën e LVV-së është edhe Abulena Haxhiu, me 1 mijë 489 vota deri tani.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga votimi që është bërë në përfaqësi diplomatike, deri tani LVV radhitet e para me 81.89%. E dyta, LDK me 7.21% dhe e treta PDK me 5.75%.
Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës po vazhdon.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.
#Votat #diasporës #këta #janë #pesë #kandidatët #më #të #votuar #deri #tani #nga #LVV
gazetablic.com