Thiago Motta: “Më vjen turp, nuk e meritonim kualifikimin në gjysmëfinale të Coppa Italia”

Thiago Motta ‘sulmoi’ lojtarët e tij të Juventusit pas eliminimit të tyre shokues nga Coppa Italia në penallti ndaj Empolit.
“Më vjen turp, ishte e turpshme. Sinqerisht ndjej turp për atë që pamë në pjesën e parë dhe shpresoj që lojtarët e mi të ndjenjë të njëjtën gjë. Ishte e turpshme dhe padyshim që është faji im, pasi nuk u tregova lojtarëve të mi rëndësinë e ndeshjes apo çfarë do të thotë kjo fanellë”, tha Thiago Motta për Mediaset.
“Nuk jemi në gjysmëfinale sepse nuk e meritonim të ishim”.
Kanë qenë disa javë katastrofike për Juventusin, i cili u eliminua nga Liga e Kampionëve në kohën shtesë ndaj PSV Eindhoven, e tani janë eliminuar edhe nga Kupa e Italisë.
“Ne vetëm mund t’u kërkojmë falje tifozëve tanë, t’i kërkojmë falje klubit, t’i kërkojmë falje historisë së këtij klubi, sepse me të vërtetë arritëm në fund sot”, përfundoi Motta.
/ Sport
#Thiago #Motta #Më #vjen #turp #nuk #meritonim #kualifikimin #në #gjysmëfinale #të #Coppa #Italia
gazetablic.com