Aktualitet

Lërini broçkullat, mendoni si patriotë! Do më duhet të rri dhe pak… –

Mëngjesin e kësaj të Enjte, gjatë komunikimit të tij “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama dhe se misioni i vetëm në këtë moment është rruga drejt anëtarësimit në BE. “Mendoni si shqiptarë, si patriotë”, ishte thirrja e tij për qytetarët, duke theksuar se me “fatin s’mund të luhet”.

Çfarë kam tradhtuar unë?! Apo se Shqipëria sot është vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës shekullore. Duhet menduar si shqiptarë në këtë moment, as si socialistë as si demokratë, as më pëlqen Rama ose jo. As sa ministra janë në burg…2 ministra janë dënuar nga mandati i parë, i 3-të në paraburgim sot e gjithë ditën, por i padënuar ende, dhe një i 4-ërt në arrati. 4, ok? Nëse ti dhe kua kua kuatë flasin për luftë kundër korrupsionit, ministra, njerëz të lidhur me pushtetin të hetuar, e dini pse u erdhi dita të flisni sepse këtë ditë e solli PS, kjo ambicie e vizion për të hyrë në BE. Fokusohuni tek ky mision patriotik, lërini broçkullat! Kryeministrat shkojnë e vijnë, mua do më duhet të rri dhe pak sepse duhet ta përmbush këtë mision. Nuk mund të luajmë me fatin”, iu përgjigj kreu i qeverisë një komentuesi.

Hyrjen në Bashkimin Evropian e cilësoi “ngritjen e dytë të flamurit kuq e zi”.

Edhe më herët, Rama e ka deklaruar se negociatat janë në fokusin e tij dhe të mazhorancës qeverisëse. Ka thënë se pas zgjedhjeve të 11 Majit, PS do fitojë bindshëm ndaj partive të tjera dhe do vijojë me punën e saj për Shqipërinë 2030.

#Lërini #broçkullat #mendoni #patriotë #më #duhet #të #rri #dhe #pak
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button