Aktualitet

Policia po heton tri raste të vdekjes në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës po heton tri raste të vdekjes, në rajonin e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit.

Njëri rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, kur një burrë është dërguar në QKMF pa shenja jete.

“Bresje –Fushë Kosovë/ 26.02.2025 – 11:32. Në QKMF Bresje është sjellur pa shenja jete nga familjarët viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”.

Rasti i dytë ka ndodhur në Bardhosh të Prishtinës i cili dyshohet se është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të fjetjes.

“Bardhosh, Prishtinë / 26.02.2026 – 15:27. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të fjetjes. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”.

Ndërsa në Podujevë, një grua ka vdekur rrugës për në QKUK, pasi dyshohet se është sulmuar nga qentë endacakë.

“Obrançë, Podujevë / 26.02.2025 – 14:00. Nga QKMF është raportuar se viktima femër kosovare është duke marr tretman mjekësor pasi që dyshohet se është sulmuar nga qenët endacak, dhe të njëjtës i është keqësuar gjendja dhe rrugës për në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”.



#Policia #heton #tri #raste #të #vdekjes #në #rajonin #Prishtinës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button