Aktualitet

Gjykata e Posaçme e pushkatuar, SPAK ka të drejtë të hetojë gjykatësit! –

Avokati Dorian Matlija tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se qëndrimi i fundit i kryeministrit ndaj SPAK tregon mungesë koherencë të cilën Rama kërkon ta shesë si koherencë.

Sipas tij një nga defektet e SPAK që sjell edhe ngërçin me GJKKO është se gjyqtarët e posaçëm hetohet nga prokurorët e posaçëm duke i intimiduar dhe duke i shndërruar gjyqtarët në noterë të prokurorëve.

“Te SPAK ka një problem të madh, një defekt madhor që e kemi vënë në duke që me ngritjen e këtyre institucioneve. Nuk mundet që gjyqtari i posaçëm të hetohet dhe gjykohet nga prokurori i posaçëm, është pushkatim i sistemit. Kjo i jep pushtet prokurorit të përgjojë gjykatësin dhe nuk i lë pavarësi, kjo është gjykatë e frikësuar, e intimiduar. Këto hetime duhet t’i bënte Prokuroria e Përgjithshme. Gjyqtarët ndihen të intimiduar nga prokurori i posaçëm, ndaj janë kthyer në noterë të prokurorisë”, tha ai.

#Gjykata #Posaçme #pushkatuar #SPAK #të #drejtë #të #hetojë #gjykatësit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button