Aktualitet

E akuzuan se kishte nje faqe TikTok-u, qytetari sorollatet 4 muaj për celularin –

Genc Synaj tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se i kanë sekuestruar telefonin në policinë e Shkodrës sepse disa persona e kishin kallëzuar se administronte një faqe në Tik Tok dhe shpifte për ta.

Prokuroria u shpreh se nuk kemi të bëjmë me vepër penale dhe vendosi të mos fillojë procedim për rastin. Organi i akuzës gjithashtu vendosi kthimin e telefonit, por kjo nuk ka ndodhur që nga fillimi i nëntorit 2024. Genci thotë se ka bërë ankesë dhe i kanë thënë se OPGJ ka bërë kërkesë në Institutin e Policisë Shkencore.

Këtë radhë bashkë me qytetarin, edhe gazetari i “Stop” bën një kërkesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për kthimin e telefonit. Vetëm pak ditë pas kërkesës së “Stop”, qytetari merr telefonin e tij për të cilin sorollatej prej gati 4 muajsh.

Genc Synaj: Unë sapo u paraqita para shumë pak minutash te Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe telefonin e mora. Falënderoj ”Stop”-in jashtë mase për punën e bërë ndaj meje!

#akuzuan #kishte #nje #faqe #TikToku #qytetari #sorollatet #muaj #për #celularin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button