Aktualitet

Votat e kandidatëve në Tiranë: Kryesojnë Gonxhja, Xhafaj e Alimehmeti! Jashtë Kuvendit Majko, Meta dhe Qori

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 101 nga 1282 kuti votimi.

PS-ja ka marrë 19 mandate, çka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.

Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn.

Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Partia Demokratike ia rimori një mandat Mundësisë. Më i votuar deri mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë që Jorida Tabaku momentalisht ndodhety në një garë të ngushtë me Lorenca Hoxhën. Jashtë deri më tani ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.

Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn, ndërsa del jashtë listës Erald Kapri, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.

Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.

PS 7 mandate nga lista e hapur

Blendi Gonxhja 5186

Fatmir Xhafaj 1975

Ornaldo Rakipi 1176

Erion Braçe 1029

Ervin Hoxha 773

Antonela Dedej 475

Anila Denaj 423

PD 2 mandate nga lista e hapur

Ilir Alimehmeti 1191

Jorida Tabaku 1078

Mundësia 1 mandat nga lista e mbyllur

Agron Shehaj

PSD 1 mandat nga lista e mbyllur

Albana Pëllumbi

Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapur

Adriatik Lapaj

Lëvizja Bashkë 1 mandat nga lista e mbyllur

Redi Muçi

#Votat #kandidatëve #në #Tiranë #Kryesojnë #Gonxhja #Xhafaj #Alimehmeti #Jashtë #Kuvendit #Majko #Meta #dhe #Qori
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button