Aktualitet

Ish-diplomati: Kosova në ngërç politik, opozita mund të formojë Qeverinë

Ish-diplomati Blerim Canaj ka komentuar mbi situatën politike në Kosovë, duke theksuar se vendi është në një ngërç politik, ku VV ende pret një rezultat të rëndësishëm nga votat e diasporës, por realisht ai që ka numrat mund të formojë qeverinë.

Ai për përmendi se Bedri Hamza dhe Ramush Haradinaj janë të qartë që nuk do të bashkëpunojnë me Albin Kurtin, ndërsa Fatmir Limaj, megjithëse u përfol, nuk tregon interes për t’u afruar me Kurtin.

Lidhur me LDK-në, Canaj vuri në dukje se megjithëse e ka deklaruar se nuk do të hyjë në koalicion, nuk ka një qëndrim të qartë.

“Jemi në një situatë, ku në sytë e tanë duket si ngërç politik. Në një situatë ku VV’ja pret se çka po ndodhë me votat e diasportës, sepse ende shpreson se nga ta do të ketë një votë të konsiderueshme, por prap jemi në gjendjen e tillë që ai që i ka numrat mund ta bëjë qeverinë”, tha Canaj.

“Deri tash e kemi të qartë që Bedri Hamza dhe Ramush Haradinaj janë të prerë që nuk shkojnë në qeverisje me Albin Kurtin, në anën tjetër u përfol Fatmir Limaj, por qëndrimin e tij nuk e pashë që dëshiron të përafrohet me Kurtin, por e pash pak më gjërë. LDK e ka përmend gjatë fushatës që nuk hynë, por tash ende nuk e ka një qëndrim të qartë”, shtoi ai.

Ai shtoi se mund të kemi një ngërç politik, por gjithashtu parashikon mundësinë e një qeverie të formuar nga partitë opozitare.

“Mund të kemi një ngërç politik, por më shumë e pres një qeveri të partive opozitare”, shtoi Canaj.



#Ishdiplomati #Kosova #në #ngërç #politik #opozita #mund #të #formojë #Qeverinë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button