Aktualitet

Cristiano Ronaldo po ndjek një rekord të madh, i duhen veç edhe 10 gola!

Cristiano Ronaldo, pavarësisht se i afrohet dekadës së tij të pestë, vazhdon të mposht portierët në Arabinë Saudite, siç dëshmohet nga një tjetër hat-trick në fitoren 6-0 të Al Nassr ndaj Al Wehda-s.

Për portugezin ishte hera e tretë në shtatë ndeshjet e fundit që shënonte tre gola në një ndeshje dhe për të ishte arritja e 66-të e tillë në karrierë, përcjell Sport.

Ronaldo tani është pa pushim në rrugën e tij drejt 900 golave, për të cilët i duhen dhjetë të tjerë.

Ja golat e Ronaldos dje:



#Cristiano #Ronaldo #ndjek #një #rekord #të #madh #duhen #veç #edhe #gola
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button