Aktualitet

Berisha mbyll fushatën në Berat: S’kam ambicie për pushtet, por jam ndryshimi

Kreu i PD, Sali Berisha mbyll fushatën elektorale në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Beratit. Në takim me mbështetësit kryedemokrati tha se nuk angazhimi i tij politik nuk lidhet me ambicien për pushtet.

“Unë garantoj qytetarët e Beratit se nuk jam sot këtu për karrierën time politike. Jo. Të jem shumë i sinqertë me ju. Unë i kam bërë karrierat e mia. Por unë jam këtu në një mision sepse unë jam njëri nga ju që i qan shpirti dhe zemra kur shoh klasa pa fëmijë, kur shoh të moshuarit në vetmi të madhe dhe pasiguri të plotë, kur shoh pensionistët që kanë shkrirë jetën për Beratin dhe Shqipërinë dhe numërojnë kafshatat. Nuk mund të pajtohem me këtë unë kurrë. Kur fermat që falimentojnë njëra pas tjetrës dhe shoh pasuritë përrallore që ka Berati, që ka Shqipëria dhe shoh që ato plaçkiten në mënyrën më të pamëshirë nga një grup qeveritarësh vendorë dhe qendrorë që nuk kanë të ngopur. Që ndajnë pasuritë tuaja njëri me tjetrin. Që zhdukin qindra e qindra milionë euro”, tha kreu i PD.

Duke renditur ndryshimet që do të bëjë skuadra e tij politike nëse vjen në pushtet, Berisha tha ftoi të gjithë qytetarët që më 11 maj të shkojnë masivisht në qendrat e votimit, për të hedhur votën kundër asaj që Berisha e konsideron regjim komunist.


“Me 11 Maj qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë ftohen në vendimin e tyre historik, në vendimin e tyre ndoshta vendimin më të rëndësishëm të jetës së tyre, për t’u ndarë me një të keqe të madhe, që në mënyrën më të pamerituar i varfëroi ata nga viti në vit, 12 vite me radhë. Që në mënyrën më të pamerituar dhe jashtë çdo imagjinate, la klasat e shkollave tona pa nxënës. Shtëpitë pa fëmijë, djepet bosh, të moshuarit në vetmi të thellë dhe të frikshme. Asnjë shqiptar, kurrë nuk mund të imagjinonte një Shqipëri të tillë në vite lirie. Po kjo Shqipëri sot është një realitet. Është një realitet, sirenat e të cilit bien për çdo shqiptar, ta shpëtojmë këtë vend, ta ndalim këtë të keqe me vetëdijen tonë, me përgjegjësinë tonë, me atdhetarinë tonë si shqiptarë”, shtoi Sali Berisha.

Stylish GIF

#Berisha #mbyll #fushatën #në #Berat #Skam #ambicie #për #pushtet #por #jam #ndryshimi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button