Aktualitet

Vrau Martin Canin pranë shkollës, Mario Përlleshaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë

Mario Përlleshaj përmes avokatit mbrojtës ka dorëzuar kërkesë në gjykatën e apelit për zëvendësim mase sigurimi personal.

Kërkesa pritet të shqyrtohet sot në orën 11, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

14 vjeçari ndodhet në institutit të Kavajës, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”.

Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.

Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.

#Vrau #Martin #Canin #pranë #shkollës #Mario #Përlleshaj #kërkon #zëvendësimin #masës #së #sigurisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button