‘Na i bëtë miqtë d*shnorë’/ Sabiani reagon i indinjuar pas lajmeve për Keisin dhe Lorenc Hasramën

Prej ditësh, mediat kanë shkruar se Lorenc Hasrama, që u fut në Big Brother mbrëmjen e së martës, është ish i dashuri i Keisit.
Në rrjet shpërthyen komentet se Lorenci në të shkuarën ka pasur një marrëdhënie me Keisin, me ndjekësit të cilët shfaqen të bindur në “teorinë” e tyre.
Shtojmë këtu edhe faktin se shikuesve u ka bërë përshtypje gjithashtu që gjatë hyrjes së konkurrentëve të rinj, kamera fokusoi në një moment Sabianin dhe Keisin.
Ky pretendim u tha gjithashtu gjatë videove live të personazheve të ndryshëm që komentojnë “Big Brother” dhe më pas u përhap nga njerëzit në rrjete sociale.
Por duket se shumë i indinjuar nga këto lajme ka qenë Sabiani.
Babai i Keisit ka shpërthyer në ofendime, duke sqaruar edhe lidhjen miqësore që ka me Lorencin “O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët,”-shkruan këngëtari në një postim në Instastory.
