Realizoi gol ndaj Barcelonës, Rrahmani: Largohemi nga Liga e Kampionëve me kokën lartë

Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm të Napolit në Barcelonë dhe mendon se ata largohen nga Champions League ‘me kokën lart’, por pranon se presioni i tyre nuk funksionoi ndaj ekipit katalunas.
“Ne largohemi me kokën lartë, sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sulmuese, edhe nëse mund të kishim bërë më mirë në golat e tyre dhe po ashtu të kishim golin e barazimit”, tha Rrahmani për Sport Mediaset.
“Fatkeqësisht, nëse nuk i shfrytëzoni shanset tuaja kundër kundërshtarëve të fortë, do të detyroheni të paguani për këtë.”
“Ne u përpoqëm të përdornim një presion të lartë, por në të vërtetë nuk funksionoi, përkundrazi i lejoi Barcelonës të kishte disa kundërsulme. Nuk kemi bërë presion në mënyrë efektive”, përfundoi mbrojtësi kosovar.
/ Sport
Amir Rrahmani has scored 2 goals in the last three appearances at Napoli.
There are still 45′ to be played in Barcelona.
Not bad for a centre back!
pic.twitter.com/mswqOOTckF
— Kosovan Football
(@kosovanfooty_EN) March 12, 2024
#Realizoi #gol #ndaj #Barcelonës #Rrahmani #Largohemi #nga #Liga #Kampionëve #kokën #lartë
gazetablic.com