Life Style
“Je thikë pas shpine dhe mashtrues”/ Armaldo i hapet Luizit: Më dhembi shumë kjo që bëre, do e provosh..

Strategjia e Luizit për t’u futur në nominim me Kristin dhe Armaldon vazhdon të krijojë debate në shtëpi.
Kristi ende nuk arrin ta besojë këtë që ka bërë Luizi duke e quajtur skuth dhe se nuk e priste nga ai.
Thikë pas shpine e ka konsideruar edhe Armaldo i cili sa është zgjuar ditën e sotme i ka thënë Luizit që i ka dhembur shumë kjo që ka bërë.
“Më ka dhembur shumë kjo, e konsideroj thikë pas shpine. Se ti je thikë pas shpine dhe mashtrues, i ke këto të dyja,” i tha Armaldo.
“S’paske fjetur fare sot,” iu kthye Luizi.
“Do e provosh dhe ti ndonjëherë, e do më kujtosh,” tha Armaldo.