Vijon puna për ndërtimin e Akademisë së Futbollit Dyrrah City, Rama ndan pamjet nga punimet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar në rrjetet sociale pamje nga ndërtimi i kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City. Sipas tij ky projekt synon të përmbushë kërkesat e zhvillimit të programit të Manchester City Football School dhe akademisë elitë të futbollit në Shqipëri.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City, për të përmbushur plotësisht të gjithë kërkesat e zhvillimit të programit të Manchester City Football School dhe akademisë elitë, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.
Përkohësisht, akademia po zhvillon aktivitetin e saj në Olimpic Park në Durrës, derisa të bëhet gati kampusi sportiv.
Akademia e Futbollit të Dyrrah City la nisur aktivitetin në 2 shtator të vitit të kaluar dhe pjesë e saj janë bërë dhe trajnerët nga Manchester City për zhvillimin e shkollës së futbollit. Teknikët e huaj të “Citizens” do të zhvendosen dhe do të banojnë në qytetin e Durrësit.
#Vijon #puna #për #ndërtimin #Akademisë #së #Futbollit #Dyrrah #City #Rama #ndan #pamjet #nga #punimet
Java News