Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ mirëpret 19 delegacione ndërkombëtare në kuadër të programit të vëzhguesve zgjedhorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka mirëpritur 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor të vendeve të ndryshme të botës, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që operojnë në fushën e zgjedhjeve. Vizita u zhvillua në kuadër të “Programit të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve”, i cili organizohet për herë të dytë nga KQZ.

Delegacionet pjesëmarrëse përfshijnë përfaqësues nga vende si Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Estonia, Gjeorgjia, Kroacia, Kosova, Lituania, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Finlanda, Suedia, Turqia, si dhe nga Organizata Botërore e Trupave Zgjedhore.

Gjatë qëndrimit të tyre, delegacionet u njohën me përgatitjet për zgjedhjet në Shqipëri, funksionimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta, si dhe proceset e identifikimit dhe votimit elektronik. Gjithashtu, u prezantua puna për monitorimin e fushatës dhe masat për të garantuar integritetin dhe transparencën e procesit zgjedhor.

KQZ prezantoi edhe përpjekjet e përbashkëta me institucionet ligjzbatuese si SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme për të luftuar krimet zgjedhore dhe për të shmangur përdorimin e burimeve shtetërore në fushata.

Programi synon të shkëmbejë eksperiencat më të mira ndërkombëtare, si dhe të promovojë risitë e aplikuara në Shqipëri, përfshirë identifikimin elektronik të votuesve dhe votimin nga jashtë vendit. Delegacionet do të vëzhgojnë zgjedhjet dhe do të vizitojnë edhe disa pika turistike dhe kulturore të vendit.

#Zgjedhjet #majit #KQZ #mirëpret #delegacione #ndërkombëtare #në #kuadër #të #programit #të #vëzhguesve #zgjedhorë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button