AktualitetDurresi Sot

Koalicioni Berisha-Meta, Alibeaj: Shkelje e rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD-së

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas krijimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ai e quan shkelje të rëndë përdorimin e emrit dhe siglës së PD-së, ndërsa dërgimin e dokumentit zyrtar në KQZ ai e konsideron veprim në kufijtë e një vepre penale.

Alibeaj: Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale.PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozerisë politike të drejtuesit të saj.Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.

Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhësit./ Top Channel

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button