Super Bledi Shkëmbi! Tirana merr fitore me shumë vlerë, mbyll magjinë e ekipit më në formë të Superiores –

Bledi Shkëmbi është rikthyer te Tirana, këtë herë me një rezultat shumë pozitiv. Në një moment shumë të vështirë, bardheblutë ia kanë dalë që të mundin Bylisin në shifrat 0-3. Bylisi e kishte eleminuar pak ditë më parë Tiranën nga Kupa.
Por nuk ishte vetëm një hakmarrje, Bylisi ishte gjithashtu ekipi më në formë i Superiores për momentin, duke parë të gjitha ndeshjet e fundit. Tirana ka arritur që të fitojë falë golave të realizuar në minutën e 37 nga Ernest dhe në të 61 nga Ndreca.
Ndërkohë kur pritej mbyllja e ndeshjes, në aksionin e fundit pas një gabimi të pafalshëm në mbrojtjen e Bylisit, erdhi edhe goli i tretë i takimit. Një ndeshje që pa edhe dy kartona të kuq, Ernest la Tiranën me 10 lojtarë në minutën e 66 pas një ndërhyrje jo sportive ndaj kundërshtarëve, ndërsa në minutën e 73, ishte McCarthy te Bylisi që mori karton të kuq pas ndërhyrjes që bëri ndaj Zharmounit që ishte nisur drejt portës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Super #Bledi #Shkëmbi #Tirana #merr #fitore #shumë #vlerë #mbyll #magjinë #ekipit #më #në #formë #të #Superiores
SportExpress