Aktualitet
Video/ Partizani për herë të parë në playoff të Conference League: e pret Astana

Partizani arrin për herë të parë në histori në fazën e playoff të Conference League. Kurrë më parë të kuqtë nuk kishin shkuar kaq larg në kompeticionet UEFA. Në raundin e tretë të turneut, të kuqtë e Zoran Zekic kanë likuiduar 1-0 Valmiera. Vendosi Tedi Cara me penallti, ndërsa letonezët u dorëzuan me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Tani në playoff, Partizani duhet të ndeshet me kazakët e Astana, që u eliminuan në Europa League nga Ludogorets.
#Video #Partizani #për #herë #të #parë #në #playoff #të #Conference #League #pret #Astana
Lapsi