Aktualitet

8 kg kokainë dhe 200 mijë paund cash, kapet shqiptari në Angli

Policia angleze ka vënë në pranga një shtetas shqiptar nën akuzën e trafikut të drogërave të rënda.

Sipas të dhënave nga mediat britanike, oficerët kundër Krimit të Organizuar arrestuan 27 vjeçarin Glen Goleci, të cilit iu gjetën 8 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe një sasi prej 200 mijë paundësh cash.

Shqiptarit iu gjetën 2 kg kokainë në makinë, teksa sasia tjetër e drogës dhe parave u gjet në shtëpinë e tij në Brendford.

Aktualisht Goleci është lënë në paraburgim teksa vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në aktivitet kriminal.

#kokainë #dhe #mijë #paund #cash #kapet #shqiptari #në #Angli
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button