Aktualitet
FOTO / Rama me ‘bodyguarde’ femër, Veliaj bisedon me Sakon! Çfarë ndodhi në takimin e socialistëve sot

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot drejtuesit politikë të qarqeve të PS si dhe kryebashkiakët e majtë të vendit.
Pas përfundimit të mbledhjes, Rama është parë të diskutojë me ministrin Ulsi Manja, ndërsa shumica e socialistëve janë parë të buzëqeshur duke dalë nga godina e Pallatit të Kongreseve.
Rama e ka vendosur theksin në mbledhje në zgjedhjen e koordinatorëve në çdo qark dhe zgjedhjet e 2025.
Gjithashtu ai i ka kushtuar dhe vëmendje diasporës, ndërsa ka kërkuar që të janë aktivë në mënyrë që të maksimalizohet vota e diasporës në favor të PS.
#FOTO #Rama #bodyguarde #femër #Veliaj #bisedon #Sakon #Çfarë #ndodhi #në #takimin #socialistëve #sot
Java News