Aktualitet

SPAK i vendosur për zbardhjen e ’21 Janarit’, Dumani: Çdo ditë, veprime konkrete për hetimin

Gjatë një takimi informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në lidhje me hetimet për dosjen 21 janari.

Drejtuesit i strukturës së posaçme deklaroi se aktet për këtë çështje kanë mbërritur në SPAK më 11 korrik, teksa çdo ditë kryhen veprime konkrete

“Vendimi nga Gjykata e Lartë është marrë në mars të 2024 dhe aktet në SPAK kanë mbërritur në 11 korrik, në datën 15 korrik është bërë regjistrimi i procedimit penal pa emra konkret.

Çdo ditë për këtë çështje kryhen veprime konkrete pasi e tillë është dinamika, që sjell nevojën për veprime të përditshme”, tha Dumani.

#SPAK #vendosur #për #zbardhjen #Janarit #Dumani #Çdo #ditë #veprime #konkrete #për #hetimin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button