Sport

Tirana merr vendimin e papritur, rikthen sërish Bledi Shkëmbin si trajner –

Tirana ndodhet në krizë të plotë. Pasi e nisën me shumë rezultate negative sezonin, klubi shkarkoi Shkëmbin dhe afroi Maganin.  Një zgjim i lehtë i ekipit, që tani po vazhdon sërish me rezultatet e këqija. Nd?rkohë Tirana ka habitur me vendimin e fundit teksa njofton se ka rikthyer sërish Bledi Shkëmbin.

“Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e KF Tirana.

Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip.

KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu”, shkruhet në njoftim. /Sport Ekspres/

#Tirana #merr #vendimin #papritur #rikthen #sërish #Bledi #Shkëmbin #trajner
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button